shprehja.com
22-vjeçares i vendoset kafka e parë plastike, e bërë me printer 3D
Për këtë arsye, mjekët ia hoqën pjesën e sipërme të kafkës dhe ia zëvendësuan me një pjesë që e printuan me material plastike, në një printer 3D. Operacioni u krye nga një ekip neurokirurgësh në universitetin e Utrehtit, të cilët thonë se kjo është hera e parë që transplantohet një kafkë e printuar me 3D, dhe trupi i pacientes nuk e ka refuzuar. Operacioni zgjati 23 orë, dhe kafka e 22-vjeçares ishte trashur aq shumë sa po të mos operohej do të kishte pësuar dëme shumë të rënda në tru, që do ta çonin drejt vdekjes. Pasi i hoqën pjesën e sipërme të kafkës së vet, mjekët krijuan transplantin plastik enkas për formën që i nevojitej vajzës, dhe tani asaj i është kthyer shikimi, nuk ka më dhimbje e madje është kthyer në punë. Nuk dihet ende nëse kafka plastike do të zgjasë përgjithnjë apo nëse do të zëvendësohet në të ardhmen, por operacioni konsiderohet mëse i suksesshëm dhe vajza nuk dallohet fare që ka bërë operim. Burimi i lajmit