rtvpendimi.com
Zagreb, shpallen fituesit e garës së 25-të Ndërkombëtare të leximit të Kuranit
Në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, mbrëmë u shpallën fituesit e Garës së 25-të Ndërkombëtare në leximin e Kuranit, e cila u mbajt nga 27 deri më 29 shtator në hapësirat e Qendrës Islame në Zagreb, ku u mblodhën një numër i kosiderueshëm i hafizëve të rinj nga një numër vendesh të botës, raporton Anadolu Agency (AA). Vendi i parë në kategorinë e leximit të Kuranit, Hivzit, i takoi Mousa Madfaa nga Palestina, në kategorinë e Hivzit në 15 xhuze, vajzës Samiiro Nor Moalim nga Finlanda, në kategorinë 5 xhuze i pari u radhit Ahmed Alili nga Kroacia ndërsa në kategorinë Tilavet, Kazem Azar Pira nga Irani. Garat e sivjemë ndërkombëtare e leximit të Kuranit në Zagreb mblodhi 73 garues nga 42 vende, të cilët garuan në 4 kategori, para të cilëve ishte Komisioni i ekspertëve, me në krye imamin e Zagrebit, hafiz Aziz Alili. Organizatori i këtij eventi, kryetari i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Kroaci, Myftiu Aziz Hasanoviç u tha besimtarëve të mbledhur se