rtvpendimi.com
Sulm ndaj xhamive në Holandë dhe Gjermani
Vandalizimet ndaj xhamive në Evropë kanë vazhduar me sulme të reja ndaj dy xhamive në Holandë dhe Gjermani, raporton Anadolu Agency (AA). Në sulmin ndaj xhamisë Milli Görüş në Tilburg të Holandës, e cila vepron në kuadër të Federatës Islame të Holandës (NIF), një sulmues ka thyer xhamin e faltores dhe ka hyrë brenda, duke dëmtuar gjësendet. Kryetari i Fondacionit të Xhamisë, Recep Alakuş, dënoi sulmin në një prononcim për AA, duke shtuar se për herë të parë ballafaqohen me një gjendje të tillë në Tilburg. Alakuş njoftoi se sulmi ka ndodhur gjatë orëve të natës.