rtvpendimi.com
Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës së gjyshes
Gurabije aq të shijshme dhe të buta do të gatuani shpesh. Përbërësit: – 250 g mjaltë, – 250 g sheqer, – 250 g yndyrë, – 250 g grizë (miell orizi) – 4 vezë, – Një lugë e vogël sodë buke, – Një qese e vogël kanellë, – 800 g miell. Përgatitja: Tundni dy vezë, shtoni sheqerin, yndyrën, grizën, sodën e bukës, kanellën dhe miellin dhe të gjitha mirë ngjishni. Brumin e përgatitur qiteni në kallëp të lyer dhe piqni në furrë në 200 gradë celsius. Kur gurabijet të piqen, nxirrni nga kallëpet dhe rrotulloni në pluhur sheqeri. Kënaquni! – transmeton Telegrafi.