fjaletejetes.com
Mendime Shtjelluese Mateu 15 - Fjalet e Jetes
Mateu 15:1-9Në këto vargje kemi një bisedë mes Zotit Jezu Krisht dhe disa Skribëve dhe Farisenjve. Në pamje të parë tema e bisedës mund të duket se nuk ka shumë lidhje me kohët moderne. Por nuk është kështu në realitet. Parimet e Farisenjve janë parime që nuk vdesin kurrë. Në këtë kapitull gjenden të vërteta të një rëndësie shumë të madhe.Gjëja e parë që mësojmë është që në përgjithësi hipokritët u japin një rëndësi të madhe gjërave thjesht të jashtme në fe.