fjalaime.ch
Unë - Fjalaime!
Autor: Skender Mustafi do të pi deri sa të etem do të vdes deri sa të lindi do të vritem deri sa të ngjallem madje do të tretem mendimeve si jeta me të kaluarën e kohërave edhe do të bëhem liri e gjallë në çdo pjesë të botës si ajri po, po unë do të iki diku larg e do të kthehem dhe s’do t’më njihni por nuk do të ndryshoj do të jem ai që dua të jem që jam (22 maj 1995) Related Komentet nga Facebook: