fjalaime.ch
Përfitimet e furnizuesve nga tregtimi shoqëror - Fjalaime!
Autor: Skender Mustafi Kompanitë kanë nevojë të integrojnë dy aspekte të rëndësishme të sistemeve të medieve shoqërore në mënyrë që të gjenerojnë përfitime nga tregtimi shoqërorë. Këto dy aspekte janë: integrimi i karakteristikave të medieve shoqërore në shitoren e faqes së internetit të kompanisë; dhe pjesëmarrja aktive në rrjetet e medieve shoqërore dhe zhvillimi i aplikacioneve për personalizim përbrenda këtyre rrjeteve. Përfitimet kryesore të cilat kompania mund t’i arrijë përmes implementimit të këtyre aspekteve janë: Lojalitet konsumatorësh Lojaliteti i konsumatorëve mund të arrihet me transparence të kompanisë, duke u dhënë…