elbasaniad.org
Xhamia e Hasan Balizades ose Xhamia e Ballies
Deri në shkatërrimin e saj pak vite më parë, kjo xhami ka qenë e dyta për nga rëndësia në Elbasan dhe e vetmja e cila është e datuar me anën e një mbishkrimi. Ajo ndodhej në skajin lindor të Uzun Çarshisë së vjetër, përballë me Kullën e Sahatit dhe me kullën e skajit juglindor të [...]