elbasaniad.org
Xhamia e Biçakçizades ose Xhamia e Agait
Xhamia e katërt e Elbasanit nga pikëpamja e vlerës arkitekturore ndodhej në ish pazarin e drithit, tashmë i transformuar në parqe dhe në një bulevard të gjerë. Ajo qe shpallur monument kulture, kështu që i mbijetoi 1967-ës, por u shemb në fillim të viteve ’70. Xhamia dukej si një bllok kubik ndërtimi me kënde të [...]