dilodentalcenter.com
Ndotja nga amalgama (mbushja e zezë ose e ashtuquajtura mbushja me plumb)
Mbushjet e amalgamës ose ndryshe të quajtura mbushjet e zeza të cilat janë përdorur masivisht para 30 viteve në vëndin tonë janë në bazë një përzierje argjendi dhe mërkuri (zhivë) plus metale të tjera të ndryshme që formojnë këtë aliazh metalik.Problemi i toksicitetit të amalgamës nuk qëndron shumë për sa kohë gjindet në gojë (tek mbushja e dhëmbit) por kur mbushja e përbërë nga ky metal duhet të ndërrohet.Në momentin që dentisti e gërryen me freza të posatshme mbushjen e amalgamës, çlirohet një pluhur metalik i cili në kushte të pambrojtura përfundon pjesërisht në aspiratorin e dentistit (pajisja që thith pështymën dhe ujin që gjindet në gojë ndërkohë që dentisti punon) dhe pjesërisht pacienti e gelltit sëbashku me ujin që i bien në gojë. Pjesa që aspirohet nga dentisti me anë të aspiratorit (pajisjes që thith pështymën) përfundon në pusetë, më pas në përrua, më pas në lumë dhe deri sa përfundon në det. Peshqit që gjinden në det ushqehen me algat e ndotura me pluhurin e amalgamës i cili përmban sasi të mëdha të mërkurit (i cili është shumë toksik për organizmat e gjallë) dhe më pas ai peshk do shtrohet në tryezat tona dhe ne do ushqehemi me një produkt i cili mban sasi të mëdha mërkuri. Por kjo është rruga e gjatë, pasi rruga e shkurtër e intoksikimit është momenti kur ne gëlltitemi (dhe dentisti nuk na ka vendosur digën e gomës e cila është një mjet i fuqishëm mbrojtje) dhe bashkë me ujin gëlltisim dhe sasi të konsiderueshme mërkuri. Sot dita në EU është normativë që poltronat dentare të kenë separator amalgame (separatori është një pajisje në formën e një filtri i cili ndan pluhurin e amalgames nga uji dhe uji që përfundon në tubat e shkarkimit e më pas në det është pa përmbajtje mërkuri) të integruar në mënyrë që amalgama që hiqet nga goja e pacientëve mos ndosi lumenjtë dhe detet. Për të njëjtën arsye në Dilo Dental Center përdorim digën e gomës ose rubber dam (shiko artikullin për digen e gomës ose rubber dam) që pacientët tanë mos gëlltisin pluhur amalgame kur heqim mbushjet e vjetra. Fundja nuk duam të presim një helmim nga deti dhe as të helmohemi në mënyre direkte???
dilodentalcenter.com