dilodentalcenter.com
Çfarë është diga e gomës ose rubber dam dhe pse është e rëndësisshme!
Diga e gomës është një fletë lateksi (por gjithashtu ekziston në materiale të ndryshme për ata alergjikë ndaj këtij materiali) që dentisti duhet të vendosi gjithmonë përpara se të bëjë një pastrim të masës karioze (pastrim të dhëmbit të prishur) mbushje apo devitalizimit (heqje nervi). Praktikisht diga e gomës përfaqëson izolimin e fushës operatore pikërisht si ajo e kirurgëve në sallën e operacionit duke lënë të ekspozuar vetëm dhëmbin ose grupin e dhëmbëve mbi të cilët duhet të punohet nga pjesa tjetër e gojës. Po çfarë rreziqesh mbart mos përdorimi i digës se gomës??? Mos përdorimi i digës së gomës përbën një seri rreziqesh ndërkohë që pacienti është duke ndjekur terapinë tek dentisti. 1. Instrumentat e vegjël dhe të mprehtë të dentistit mund të rrëshkasin lehtësisht nga duart dhe të përfundojnë në grykën e pacientit (në rrugët e tretjes ose akoma më keq në rrugët e frymëmarrjes) dhe më pas duke u gëlltitur në tentativë për ti nxjerrë.2. Pacienti mund mbylli gojën dhe ndot me anë të pështymës zonën e dhëmbit të sapo pastruar nga dentisti. Mbushja më pas do të mbivendoset aty dhe dhëmbi do të mbushet duke pasur një sasi të konsiderueshme bakteresh brënda tij që do vazhdojnë ta kariojnë (dhëmbi vazhdon dhe prishet). 3. Papastertitë e gerryera nga dhembi përfundojnë në gojë dhe pacienti i gëlltit ato sëbashku me ujin që lëshojnë pajisjet e dentistit. 4. Në rast ndërrimi të mbushjeve të vjetra të amalgames (mbushjet e zeza) pluhuri i gërryer i amalgamës i cili ka përmbajtje të lartë mërkuri përfundon duke u gëlltitur nga ana e pacientit. Sasia e tepërt e mërkurit në organizëm është toksik për të. Po cilat janë benefitet e digës së gomës (rubber dam) dhe të kësaj teknike???1. Së pari pengon pështymën sëbashku me bakteret që ajo përmban për të infiltruar në kavitetin që ka hapur dentisti përpara se të mbushi dhëmbin.2. Pengon florën bakteriale që vjen me anë te frymë-marrjes të vendoset mbi dhëmbin e pastruar dhe gati për tu mbushur.3. Në rastet kur dentistit i duhet të heqë
dilodentalcenter.com