Avatar

white nights

@whitenights-world

“in sorrow, seek happiness”

“Ty ndoshta nuk të shkoi ndërmend

Se qielli rastësisht s’u mbyll

Se kjo dëborë që shtroi kudo

Në të vërtetë ra për ty.

U projektua çdo kristal

I saj në qiell të madh diku

Dhe nuk pushoi së rëni ajo

Gjersa i gjeti flokët e tu.

Që ti ta shkundje me një gjest

Shkujdesshëm krejt e gjithë gëzim

Një natë të tërë qielli punoi

me ernat në bashkëpunim.

Dhe në mëngjes i zbehtë ai,

I ftohtë hapej madhërisht,

ndërsa shëtisnim ne të dy

Nën altruizmin e tij të hirtë.”

Rënia e Dëborës (Ca pika shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej

si të harroj une dalëngadal

si vdes tek une kujtimi yt

si vdesin flokët dhe gjithçka.

tani kërkoj poshtë e lartë

një vend ku ty të të lëshoj

nje strofë a notë, a një brilant

ku të të lë, të puth, të shkoj.

në s'të pranoftë asnjë varr

asnjë mermer, a morg kristal

mos duhet vallë prapë të të mbart

gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

në s'gjetsha hon ku të të hedh

do gjej një fushë a një lulnajë

ku butësisht porsi polen

gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

të të mashtroj ndoshta kështu

dhe të të puth të ik pa kthim

dhe nuk do dine as ne askush

harrim ish ky a s'ish harrim.”

Kristal (Ca pika shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Ca pika shiu ranë mbi qelq.

Për ty unë befas ndjeva mall.

Jetojmë të dy në një qytet,

Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme

Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes.

Qiejt e ngrysur pa lejlekë

Dhe shirat pa ylberë në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit

Seç m'u kujtua sot për dreq :

« Të zgjuarit janë bashkë në botë,

Kurse të fjeturit janë veç ».

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,

Që dot s'po zgjohemi ne vallë ?...

Ca pika shiu ranë mbi qelq

Dhe unë për ty seç ndjeva mall.”

Mall (Ca pika shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Të desha, pa ditur se të desha.

Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva

Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,

Aherë e kuptova ç’kisha humbur,

Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.”

Ti Qave ( Ca pika shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Të huaj jemi ne prej kohësh

Ç’ish për t’u thënë është thënë,

Si gurët që zënë vend në tokë,

Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur

Të gjitha rrugët edhe shtigjet,

Si dy qytete mesjetare

Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën, kur i lodhur truri

Portat i mbyll me qetësi,

Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,

Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si në rrugica parqesh

Shëtit me cirkovolucionesh

Hyn nëpër ëndrra i shkujdesur,

Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Por kur mëngjesi zë afrohet,

Nis shqetësohesh befas ti

Dhe heshturazi del perjashta

Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prapë jeta

Dhe ne të dy, si dhe më parë

Të ftohtë rrimë e të pamposhtur

Si dy qytete mesjetare.”

Të Huaj Jemi (Ca pika shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Ti ike udhës së pafundme

Ku zverdhin drurët gjetherënës

Mbi gjokse pellgjësh tani tundet

I arti medalion i hënës.

Lejlekët ikën.

Fill pas teje

Si stof i keq u zbeh blerimi

Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,

Me negativin e një filmi.

Tani në fusha shkoj menduar

Ku nis të fryjë erë e ftohtë,

Ka ca mullarë yë gjysmuar

Duken që larg si Don Kishote.

Ç’të bëj, po them me vehten time

Në këtë orë të vonë të muzgut,

Ku qerrja baltave bën shkrime

Të lashta sa Gjon Buzukut?

Do të shkoj të ulem përmbi pellgjet,

Të pi në gjunjë duke rënë,

Në gryke e di që do të më ngelet

I ftohti medalion i hënës.”

Pa Ty (Ca piku shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Fishkëlle, ulëri erë e marrë,

Orën e ndarjes këndo!

Ndarja …

Një fjalë goje

Por ndarja është e rëndë, shpirtin ta qit.

Të ndërtosh një ndarje për të qenë

Ësht' m'e zorshme se të ngresh një piramidë.

Si yjet janë vertetë dashuritë,

Kërkojne hapsira të mëdha e po aq mund.

por jet e njeriut s'është galaktikë

Që të nxejë kaq yje e katastrofa e shkrumb.

Në jetën e ngushtë koha vërtet s'mjafton

Për dashuri,

Për ndarje,

Harresë.”

Llora (Ca piku shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Tani nata si një mbulesë vigane

qëndisur me drita anëve

Karrfosur me paralele dhe meridiane

Nga lindja në perëndim,

Na mbulon e shqetësuar.

Ne shtrihemi nën të,

Si në ethe zbulohemi

Të ndarë,

Të largët,

Të vetmuar.”

“Zor se në jetë do të takohemi.

Adresat humbën,

S'ka më letra.

Ti mjegullat,

Unë retë

Do t’i dërgojmë njëri-tjetrit

Gjersa dhe vetë

Të mjegullohemi.”

Llora (Ca piku shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Mos më lër kurrë, o moj botë e madhe!

Po të mbylla derën,

Thyeje, bëje fërtele!”

Pizhamet dhe Aeroportet (Ca pika shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“Ka dashuri të vogla

Dashuri të para, dashuri nr. 1,

Dashuriza,

Që zukatin në kujtesë posi miza,

[…]

Ka dhe dashuri të mëdha, të lira si era,

Mbetur tutje-tëhu nëpër botë anembanë

Që s’na dijnë ku jemi,

Që s’i dijmë ku janë.”

Pizhamet dhe Aeroportet (Ca pika shiu ranë mbi qelq), Ismail Kadare

“E dini se ç’domethënë të dashurosh një grua, e dini sesi shkurtohen ditët, sesi kalohet nga e sotmja në të nesërmen në një dehje të përhershme që e shlyen ndjesinë e kohës. Ju kujtohet ndoshta sesi njeriu që jeton me afshin e një pasioni të furishëm dhe reciprok harron gjithçka në botë. Çdo send përveç gruas së dashur duket si i tepër dhe pa kuptim. Të vjen keq kur mendon se i ke kushtuar qoftë edhe një grimë të zemrës sate një gruaje tjetër, dhe të duket e pamundur që të shtërngoheshi paskëtaj një dorë tjetër përveç atë të ‘asaj’. Truri i zbrazur nga kujtimet e së shkuarës, është i përpirë kryekëput nga jeta e sotme dhe nuk pranon të mendojë gjë tjetër. Çdo ditë njeriu zbulon në të dashurën e tij një bukuri të re, një kënaqësi të paprovuar deri atëherë, çdo herë melodia e fjalëve dhe ëmbëlsia e shfaqjeve të dashurisë përsëritet me një shije të panjohur që duket sikur i ndjen për herën e parë.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Sa njerëz ka kjo botë që janë të lumtur dhe që s’e dinë!”

“Është për t’u çuditur sesi pamja e shëndetit dhe e lumturisë së të tjerëve iu ngjall shijen e jetës dhe atyre që deri dje, në vetminë e shpirtit dhe në gjysmë-errësirën e dhomës së tyre prej të sëmuri, ndillnin vdekjen si një shpëtim.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Bota kishte pamjen e një feste: sikur përshëndeste buzëqeshjen e parë të pranverës. Kurrë s’kisha pandehur në një rreze dielli mund të fshihej gjithë ai gëzim, ajo ëmbëlsi, ai ngushëllim që gjeta dje.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“dashuria që patët për mua më çeli zemrën për entuziazmin më fisnik.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Jetonte në mes të zhurmës e të morisë së njerëzve me qëllim që të pushonte një mendim të ngulur, të harronte një kujtim të hidhur.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Ah, ju të rinjtë! Sa kollaj harroni ata që ju duan me gjithë zemër, për një dashuri të dyshimtë!”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Sa gjë e ëmbël është kur një zë i dashur të bind për atë që ta ka ënda shpirti.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Gjithë rrugës shkëmbenim mendime rreth së ardhmes sonë, të cilën e shihnim nën dritat më të shkëlqyera, përmes zjarrit të dashurisë sonë që zbukuronte e idealizonte çdo gjë në sytë tanë.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Nxitonim të ishim të lumtur, sikur një zë i mistershëm të na kishte lajmëruar se kjo jetë e bukur nuk do të zgjaste shumë.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils

“Bota vazhdonte rrokullisjet e saj atje larg, pa shëmtuar me hijen e saj të rëndë tablon e qeshur të rinisë dhe dashurisë sonë.”

Zonja me Kameliet, Alexandre Dumas fils