shqipetaret

SHQIPTARET E TUMBLR-s

 UEFA i ka dhene kohe nje jave, skuadrave qe te paraqisin provat e tyre. Kete nje jave, duhet ta perdorim te gjithe, per te treguar te verteten e per te ndikiuar sa me shume ne opinionin publik boteror. Kini parasysh qe pervec shqiptareve e serbeve, te tjeret nuk e kane pare ndeshjen live. Kane pare kronikat e lajmeve, e pothuaj te gjitha ato kane nisur te momenti i banderoles, qe per nje asnjeanes, qe nuk e di historine e dhimbshme te copetimit te Shqiperise, mund te konsiderohet edhe nje provokim. Po ashtu, duhet te kemi parasysh qe makina propagandistike e Serbise eshte shume me e madhe se e jona. Prandaj ne duhet te perdorim ne maksimum mjetin e vetem qe kemi ne dispozicion, rrjetet sociale, por me mend ne koke!
Duhet te evitojme mburrjen me grushtat e Lorikut; sado mund te na bejne te ndihemi mire, nuk i sherbejne qellimit tone. Duhet te evitojme thirrjet per Shqiperi te Madhe; sado padrejtesi mund te na jene bere nder shekuj, as nuk do i zgjidhim dot duke i lidhur me nje ndeshje futbolli, e as nuk do i sherbejne qellimit tone. Duhet te shperndajme sa me shume video me dy momentet e hedhjes ne fushe te fishekzjarreve dhe nderprerjes se ndeshjes pas tyre. Duhet te bejme te qarte qe tifozet tane nuk lejoheshin ne stadium. Duhet te bejme te qarte se si gjithe stadiumi vershelleu himnin tone dhe per 40 minuta bertiste ne kor ‘vdekje shqiptareve’. Duhet te shperndajme sa me shume precedentin e Xhenoves ne 2010. Le te krijojme hashtagun ‪#‎SerbiaAlbaniaTheTRUTH‬ e ta bejme sa me popullor kete jave. 
Shperndajeni sa te mundni kete mesazh!

Te lutem shperndaje!

Sa vlere ka paraja per emigrantet?

Jam plotësisht i bindur që shumë njerëz anë e mbanë botës ‘emigrojnë’ sa në një vend e në një tjetër. Kjo ndodh sikur ka ndodhur me në shqiptarët, por dhe thjesht sepse puna e detyron një lëvizje të tillë, si për shembull, një aktor Anglez shpërngulet nga Anglia ne SHBA etj për tu bërë më i famshëm.

Por lëvizja jonë, në mënyra ilegale ka ndodhur dhe do ndodh, sepse Shqipëria nuk na ofron një jetë të mirë. Personalisht mendoj që të gjithë refugjatët largohen nga Shqipëria sepse në Shqipëri s’kanë para të mjaftueshme që të bëjnë një jetë përtej mbi jetesës. Kjo i bie që, gati gati, ne largohemi nga Shqipëria me idenë që të mbledhim një mal me para dhe pastaj të kthehemi përsëri në Shqipëri - pasi paraja është i vetmi faktor që na mungon ne si individ.

Por mbas stabilizimit në vendet larg Shqipërisë, pa pritur, fillojmë ti hapim sytë dhe të shohim që kemi gjetur më shumë se ç'farë kërkonim. Dhe pa pritur e kuptomë që paraja, ndoshta nuk është elementi i vetëm i dobishëm në jetë, me gjithë se ne po e kërkonim.

Ne fillojmë të shohim që në Shqipëri na mungonte liria e veprimit. Një liri që nuk e kishim falë mentaliteti që kemi në Shqipëri. Një liri që shumë shpejt ne e kuptojmë që është e dobishme për një jetë të qetë; për një jetë ku ne të bëjmë veprime bazuar ne shijet tona personale dhe të mos mendojmë aq shumë se çfarë thonë ose mendojnë të tjerët. Pasi nëse ato ‘te tjerët’ do të kishin të njëjtën liri, atëherë as kush s'do mendonte se çfarë bëjnë të tjerët. Ose të paktën nuk do mendojmë se çfarë bëjnë të tjerët me një urrejtje, me qëllimin që të marrim vesh - ndër të tjerash - nëse iksi ose ipsiloni është i ndershëm apo jo.

E kam ven re që nëse ne Shqiptarët jetojmë larg Shqipërisë, ne nuk kemi dallim nga vend-lindësit, jemi të ‘edukuar’ dhe të lire. Mama ne momentin qe kthehemi në Shqipëri, sikur e kemi të lehtë të kthehemi një njerëz - nga do një herë - më injorant se injorantet.