qytet

Ca pika shiu ranë mbi qelq
Për ty unë befas ndjeva mall
Jetojmë të dy në të njejtin qytet
Dhe sa rrallë shihemi sa rrallë…

Dhe mu duk pak e çuditshme
Si erdhi kjo vjeshtë ky mëngjes
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç mu kujtua sot për dreq
“Të zgjuarit janë bashkë në këtë botë
Kurse të fjeturit janë veç”

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq
Që dot s'po zgjohemi vallë?…
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.

| Ismail Kadare |