lumturi

I’ve seen posts done by @lilium-bosniacum and @rrrrnessa about their favourite words in Bosnian and it’s inspired me to do a similar post with some Albanian words

Buzëqeshje - Smile
Pavarsia - Independence
Dashuria - Love
Trëndafil - Rose
Lule - Flower
Mërgimtarë - Person who lives/works outside their motherland
Ushtar- Soilder
Lot(et) - Tear(s)
Këngë - Song
Kujtim(et) - Memory/ies
Vendlindje - Birthplace
Sheqer - Sugar
Hënë - Moon
Natë - Night
Mëngjes - Morning
Shkatërroj - Destroy
Zëmer - Heart
Kismet - Destiny (origins from Turkish)
Unazë - Ring
Vetmia - Loneliness
Drita - Light
Zjarr - Fire
Premtim - Promise
Drini - River
Lumturi - Happiness
Guxim - Courage
Xhelozi - Jealousy
Vjollcë - Purple
Liri - Freedom
Hajde/Eja - Used as ‘come’ also used as an expression of celebration
Parfum - Perfume
Forever/always - Përhgjithmonë/Gjithmonë
Bashkëshort/ja - Partner/Spouse
Martesa - Marriage
Barazi- Equality
Drejtësi - Justice
Buzët - Lips

Asgje!

Pra sot gjithcka qe kemi eshte asgje… E djeshmja iku. E nesermja duket sikur s'do te vi kurre. E sot kemi ngecur nen pushtimin e melankolise, merzise e trishtimit. Ndjenja te bera lemsh qe te lidhin koke e kembe… Ore te cuara dem. Nena te shkaterruara nga mendimet e rrenuara se tepermi. Lodhje qe te merr trupin. Kujtimet qe cdo sekonde perpiqen te vrasin dhe buzeqeshje te kthyera ne lot. Ide boshe, idjote, te cilat i la e djeshmja dhe iku. Ndoshta pa pike meshire na mori lumturine. Ndoshta s'ishte lumturi perderisa u venit aq lehte. Ndoshta ter bujari e sinqeritet na la te verteten. Te verteten e hidhur e te dhimbshme. Keshtu njerezit po sfiliteshin dalengadale. Ne vorbullen e boshllekut, u perfshi ajo! E ashtu e mpire, me nje debulese qe tani me i ishte bere karakteristik e saj, te rastiste ta shikoje ne rruge, s'besoj ta njihje… Floket e pjastruara kishin perfunduar ne nje topuz te rremujshem, tualetet qe aq shume i donte do te thoja se i kishte zen pluhuri mbi komone e dhomes se bere lemsh. Veshjet e ngushta e te hapura, qe i tregonin me se miri format e kolme, ishin zevendesuar me rroba te gjera e te gjata sikur t'i kishte marre hua. E kudo gjendej e vetme… Kerkonte e pa shprese qe te ndjente nje emocion, nje ndjenje e cila do ta zhvendoste larg nga bota e saj e zymte. Tani me, oret e vona te nates, me rrathet e nxire te syve, i lane vendin filmave romantik me fund te lumtur. Vazhdonte te degjonte kenge per dashurine edhe pse e dinte qe nuk ishte me pjese e kesaj ndjenje. Nuk mund te quhej e dashuruar. A mund te quhet e dashuruar nje vajze qe nuk do as veten ne nje mije copeza qe eshte shkaterruar?..E ne vorbullen e boshllekut u perfshi dhe ajo. Keshtu ju ngriten gracka te mire planifikuara, ku pa diskutim do te thyente zemren. Endej tashme neper rruge si nje enigme qe priste te gjendte format e tij.. Endej me mendimin se kjo bote s'ishte e saja.. Madje dhe gjen me te shtrenjte qe kishte, frymen, e kthente perseri mbrapa. Sot ne te dy s'kemi asgje.. As lumturine e as trishtimin. Asgje, vecse boshllekun qe ne vend te gjakut rrjedh ne vena…

Te prita atje,
poshte qiellit te zi.
Ti nuk erdhe.
Te prita atje,
mes shpresash te flakta.
Ti nuk erdhe.
Te prita atje,
ku dielli zjarrmon henen.
Ti nuk erdhe.
Te prita atje,
diku mes valesh detrash.
Ti nuk erdhe.
Detrat u trazuan
dhe valet u bene dallge.
Hena mundi diellin
dhe bota u zhyt ne erresire.
Shpresat u shuan e
gjuhet e flakeve vollen tym.
Qielli u zhduk dhe yjet vdiqen,
per te lene pas kujtime, kujtime.
Tani ka vetem zbrazetire
e shpirti im cirret me mall.
Per syte e zinj beja gjithcka,
po ti s'je, ti s'je.
Ti nuk erdhe.
•A'
Te pakten marr fryme. E thith dhe e thith dhe e thith. E per nje cast hapsira mbushet. Ajo prostitute e perjetshme me emrin cigare, me merr me vete edhe njehere e kuptoj, me ne fund kuptoj, se nuk do te me lere kurre, ndersa e ndez pambarimisht me zjarrin e lotve te fikur nga mendimet e nje shpirti te dehur.
E tani fli. Fli e mbaji fort ato cigare. Fli e mos i lesho. Se kur te ndjehesh prap bosh, vec ato e nje e qeshur e shkujdesur e nje vajze te pafajshme, do te te bejne te ndjehesh plot.
•A'
—  zhurmalumturie
Hala pyt veten pse gjinesh vetem? Po qysh mos jesh vetem, moj shpirti i bukur? Se kur t'tanve i dhimte zemna turreshin te ty, se vec ti i ngjoje. E t'tan kur ishin t'lumtun as qe doshin me t'ba pjes t'lumtunis tyne. Se t'tan kur t'dhimte ty zemna turreshin larg teje, se vec ty s'doshin me t'ngju. E t'tan kur ishe e lumtun doshin me u ba pjes e lumtunis tate. Ai qe s’t'don kur je i hidhrum, s'meriton me t'dasht vec kur je i lumtun. Mos e harro kte, shpirt i bukur.
•A'