kuq & zi

Kosovo’s ‘NEWBORN’ independence monument gets an annual redesign to mark Kosovo’s independence day on 17 February. This time the monument has been adapted to incorporate the phrase “No Walls”.

“In a world where walls are being built every day, and freedom of movement is becoming ever more limited by narrow minds, while a wall here continuously harms Kosovo’s sovereignty, NEWBORN wants to bring those walls down, for the sake of humanity,” said the creator of NEWBORN, Fisnik Ismajli.

photographer | submit

Feminism

Pse më duhet feminizmi? Pytje e mirë.

Të jesh femër në botën time është mjaftë e vështirë. Para pak orëvs ishim tek dajt. Ja filloj biseda per vajzën e dajës e cila ka ikur me një djalë. Më erdhi gerdi ti degjoj fjalt burrave. Ajo esht kurv, thonin, nuk vlen pesë pare.
Por për “kurvallaqet” e djemve pse nuk ju shqyhet goja? Pse nuk përmendet djali i dajës i cili e la shtatëzënë nje gjermane? Pse janë fiksuar në “gabimet” e vajzave, kurse djemtë i harrojnë fare? Kupa u mbush kur daja tha se ftyren jau kish marr vajza. Por çfarë fytyre, nuk ju ka mbetur sadopak, doja të përgjigjesha, por në momentin e fundit e lashë.

Kështu jam rritur.Ta mbylli gojën kur flasin burrat. Të kem respekt për ta edhe pse ata nuk na respektojnë ne.
Kur isha fëmijë ma shpërlanë kokën. Mos e bëj këtë, mos e bëj atë. Jo nuk bën, se je vajzë. Mos kështu, se je vajzë. Vajzat e “mira” nuk dalin në mbrëmje. Po pse vëllau del në mbrëmje, pyeta mamin një ditë? Pse ai i bën gjitha ato gjëra që mua më ndalohen?

Ai është djalë, u përgjigj. Kinse me këtë shprehje gjithçka u shpjegua. Edhe më keq, thuaja se fakti që është djalë i arsyeton të gjitha sjelljet e tij.

Kuku, shiko si qenka bërë me këtë makijazh, si nuse. Garant zbukurohet për ndonjë djalë.
AHA. Me vjen ta përplasë kokën në mur! A e përdorin trurin ndonjëherë të tjerët ? A nuk ju shkon mendja se ndoshta e ndjejm veten më mirë me makijazh? Se na rritet vetbesimi? Ose sepse thjeshtë na pëlqen? Por edhe sikur të zbukurohemi për ndonjë djalë, çka dreqin ju duhet atyre ? A nuk qenka fytyra, jeta dhe puna jonë a?

Më besoni që ka ende raste të tilla. Më besoni që ka raste të cilat as nuk doni
ti mendoni, e lëre më të dini për to.
Ka mënyra të ndryshme të lirisë. Mund të mos jesh në burg por prapë të jesh rob. Ndonjëherë nuk ka nevojë për pranga për të të ditur qe je i mbyllur. Kështu që dijani vlerën lirisë. Ndihmoni aq sa të mundeni edhe në qoftë që e vetmja gjë të cilën mund ta bëni është të dëgjoni.

Kur isha më e re mendoja se gjëja e cila me mungon është ajo “vegla” mes këmbëve. Por tani e di se gjithcka që më duhet është feminizmi.