greqi

Southern Albania
External image
External image

Southern Albania

The river-like body of water is the Vivari channel. It surrounds Buthrotum and is passable only via raft. You may have seen it on the BBC’s 5th Gear episode where they visited Albania to test the Rolls-Royce Ghost, Mercedes S65 AMG & Bentley Mulsanne. Seeing such cars on the raft there seemed like playing with fire.

The village in the close distance is Shendelli and the one on…

View On WordPress

Lansohet Nerit

External image
Më në fund në transmetim është shërbimi publik grek, NERIT.

Programi i parë është dhënë të dielën me 4 maj me lajmet e mbrëmjes, një film grek, një film i huaj, dhe shoun e sportit.

George Prokopakis, presidenti i shërbimit arsyetoi vonesën prej një jave si pasojë e procedurave të EBU-së, dhe gjithashtu afirmoi që transmetimi ka ardhur në kohën e duhur, para zgjedhjeve parlamentare.

View On WordPress

“... njeriu më i lashtë në burgun e Fushë-Krujës ...”

(…)

Në vitin 1997 burgjet u hapën, ti dole?


Po, unë isha në Burrel në 1997. Komanda hapi dyert dhe dolëm në të dyja anët. Unë i pyeta nëse ishim lejuar të dilnim edhe ne që ishim në burg përjetë dhe ata më thanë që po, vetëm kërkuan që të mos shtyheshim e ngatërroheshim me njëri-tjetrin.


Ku shkuat më pas?


Një natë qëndruam te një shok në Burrel. Të nesërmen me një makinë zbritëm në Institut. Njëri prej çunave më dha 10 mijë lekë e më tha t’i kem për rrugës. Shkova në shtëpi në Kombinat, takova nënën dhe familjen dhe pas një jave ika malit për Greqi. Shkova çoban me dele. Atje punova mirë për gati një vit e gjysmë. Bëra ca lekë dhe erdha ia solla nënës, pastaj u nisa prapë për Greqi.


E dije që ishte bërë amnisti nga presidenti në atë kohë e po të ktheheshe në burg të hiqej dënimi përjetë?


Po ta kisha ditur, s’do kisha ikur fare nga burgu, po ata na thanë dil. Unë isha nëpër male me bagëti e nuk kisha ku të mësoja për amnistinë. Edhe tani po të më thonë burgu u hap, dil, unë s’dal më prej këtu.


Pastaj çfarë ndodhi, kur u arrestove?


Kur mori Flamur Pisli autobusin peng, filloi operacioni “FSHESA”, më kapën në kufi mua dhe dy të tjerë. Neve si të dënuar na kishin shpallur në kërkim. Ne nuk u arratisëm, na hapën dyert vetë.

(…)