foled

Sot.

Sot jom shku n’shkolle me autobus edhe une jom ul’ e para, vet ne karrike mas do minutave u ardhe nji cike me jakne t’pembe edhe m’ka vet a osht e lire, i kom thone po. Edhe kjo cika o kone e vogel, n’klase t’dyte. I ka pase floket e bardha edhe nji rreth te pembe, ama rrethi o kone tu i ra prej flokeve edhe une jom kthy edhe i kom thone a ta ndreqi, tha po edhe i thashe hiqe canten prej krahut e ulu mire. Ajo e heqi edhe e qiti perpara ashtu.Edhe m’tha a po shkon ti ne fakultet?  I thashe jo, po shkoj n’shkolle te mesme. Edhe i thashe ku je ne shkolle? Tha ne Faik Konicë jom. Edhe nuk folke vec kur e kom vet dicka, ama shume kom dashte me fole me to,noshta iu kom dok njeri i merzitshem.Edhe mandej i kom thone a ki shume shoqe? Tha jo pak kom.  I thashe pse? a nuk te pelqejne? tha jo po ata me kane thone “na s’bohemi shoqe me ty se ti je e katunit” e tha mesuesja m’ka thone qe nuk ka lidhje une duhet me m’su e jo me i ngu çka thojne ata. 
Tha e a e din ti a duhet me jep pare kur f’mij’t shkojne n’klase te pare, i thashe jo ama ka edhe shkolla qe duhet me pagu, ku mundesh edhe me flejt. Tha aa po si te “O sa mirë” i thashe a e kqyre a? Tha po e kqyri edhe une perlahem me v’llaun tem se ai don me kqyr Mahirin e mandej mami bohet nervoz e e nal rrymen krejt.Vellau jem e ka televizorin ne dhome te vet ama tutet me flejt vet e gjithe flen me babin edhe i qet 3 jastaka se tutet, po edhe une tutem e flej me mamin gjith.
E i tashe a ki moter, tha jo po i kom 3 vellazen. 2 i kom ne Suedi se tha vellau jem i madh nuk din me fole e as me honger buke vet ama tash qe u shku ne Suedi po din. I thashe a je gezu ti qe po din? Tha jo.I thashe pse? Se tha ai kur vjen ne Kosove e ka mesu cila osht dhoma jem edhe gjith mi merr lodrat edhe kur qohem nesrit ai mi ka thy.Eee me tha a din ti me shku ne Tirane vet? I thashe,poo di me autobus. Tha une me sy mshel shkoj se atje kom shku me babin edhe ai mi ka ble do shnolla me dredhez ama nuk i marr se nuk me pelqejne gjith vnoj rreth ,100 i kom ama ma shume me pelqen qeky i pembe. I thashe e cila ngjyre te pelqen ma shume (tu mendu qe e pembja) tha e kuqe, i thashe e pse pra krejt sendet e pembe tha se kom shume jakne. 
 Mandej i thashe a meson? A te pelqen matematika? Tha po, po gjuha shqipe nuk me pelqen se ka me shumezim, u habit.

I thashe a te pelqen me vizatu tha po, edhe tha une i thirri cikat e axhit edhe lujna mesusja ne klase, edhe une gjithmone jom mesuesja se kur t’rritem kom qef me u bo mesuse, e mtha mu a ki qef ti, une i thashe jo skom qef. Tha pse? I thashe se ka shume nxonsa tha po mire e ki te bojn’ nervoz.
Edhe ajo me ka bo pyetje edhe ka dashte me zbrite me mu qe me ardhe ama dikush nji njeri qe ish kon ne autobus me to e se kom dijte se mendova qe kjo osht vet, se me tha qe vet shkoj ne shkolle.I tha rri se nuk ki me zbrite k’tu. Edhe shume pyetje me ka bo edhe jam cudit qysh mundet nji f’mi kaq i vogel me fole dicka edhe me m’lon kaq shume pershtypje. Poo une nuk e di qysh e ka emrin ajo ..