emrat

New Post has been published on http://alboz.al/ja-emrat-me-popullore-te-femijeve-ne-shqiperi/

Ja emrat më popullorë të fëmijëve në Shqipëri

External image

Burime zyrtare

External image

“Emrin e djalit e pashë në ëndërr dhe vendosa që do t’ia vija Uesli” tregon për BIRN Esmeralda Sula, e bërë mama për herë të parë në tetor të këtij viti.

“Familja e respektoi vendimin tim për këtë emër pa bërë asnjë sugjerim tradicional, sepse ata e dinin që isha në kërkim të një emri modern,” shtoi ajo.

Por Esmeralda nuk është e vetmja mama që është frymëzuar nga një ëndërr për t’i vënë emrin fëmijës. Edhe Blerta Toçilla, nënë e dy vajzave tha për BIRN se u frymëzua ta quajë vajzën e parë Rea sipas një ëndrre.

“Për vajzën e dytë dëshiroja një emër të bukur dhe të shkurtër, i cili edhe pse mund të mos ishte shqiptar, duhej të lakohej mirë në shqip. Ia lashë në dorë dajës së vajzës ta vendosë siç kërkon tradita dhe ai zgjodhi ta quajë Emi, një përzierje e fjalës Maj në anglisht, sepse vajza lindi në muajin maj,” tregon Blerta.

“Nuk isha shumë e bindur për një emër tradicional shqiptar, sepse mendoj se çdo njeri vjen në jetë me emrin e vet dhe nuk ka përse të trashëgojë atë të një tjetri,” shtoi ajo.

Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave 10.2 nga çdo 1000 vajza të lindura në vitin 2014 morën emrin Amelia (363 fëmijë) pasuar nga Ajla (271) dhe Melisa (220).

Gjithashtu, 490 djem të lindur në vitin 2014 morën emrin Noel, i cili mbetet që nga viti 2011 emri më i preferuar i shqiptarëve, pasuar nga Joel  që iu vu 483 djemve lindur vitin e shkuar dhe Mateo (191 djemve).

INSTAT mblodhi të dhënat e Regjistrit Civil për të identifikuar emrat më popullorë të fëmijëve gjatë viteve të fundit. Në programin kompjuterik të krijuar për këtë qëllim gjithkush mund të kërkojë emrin që dëshiron për të kuptuar popullaritetin e këtij emri në Shqipërinë e sotme.

Në maj të këtij viti, dy motra të ngarkuara me misionin për të gjetur një emër për djalin e dajës, iu kthyen internetit për t’i ndihmuar. Nisur nga popullariteti i emrit Noel dhe pëlqimi që patën për të, ato vendosën që të zgjedhin këtë emër për djalin e lindur më 28 maj 2015.

“Zgjodhëm së bashku me motrën një emër ‘të huaj’ sepse na pëlqeu më tepër, por nuk është se kemi gjë kundra emrave shqiptarë,” tha për BIRN, Oneda Gega nga Durrësi.

Gëzimi i ardhjes në jetë të një fëmije dhe frymëzimi që ai shkaktoi te një mama për herë të parë bëri që kjo e fundit ta harrojë traditën dhe të mbështetet më së shumti te domethënia që emri duhej të përmbante.

“Të gjithë emocionin që përjetova nga shtatzënia me vajzën doja të gjeja mënyrën ta shprehja në një emër. Kështu, vendosa ta quaj vajzën Aelia Stefanel sepse i shkonte më për shtat perceptimit tim për potencialin e madh të saj në të ardhmen” tha për BIRN Aleksanda, një studente e artit.

“Në vend që t’i ngjisnim vajzës një emër tradicional që nuk do të kishte shumë kuptim për ne, zgjodhëm emrin Aelia, sepse do të thotë “kurorë dielli”.

“Nëse unë do të kisha parë në ëndërr një emër shqiptar, nuk mendoj se do t’ia kisha vënë djalit,” përfundon Esmeralda.

Burimi: Bind

Straight Outta Compton (2015) - Recensim

Straight Outta Compton (2015) – Recensim

External image

Hip-Hop për mua nis dhe mbaron tek Eminem. Gjithçka që di për këtë zhanër të muzikës përfshin botën e tij, dhe emrat që përmend, sa për të mirë e për të keq nëpër këngët e tij. Njëri nga emrat që ka përmendur më së shumti Eminem ka qenë Dr. Dre.

Dre është njëri nga karakteret kryesore, dhe njëkohësisht më të mira në filmin ‘Straight Outta Compton’. Ice Cube dhe Eazy-A janë dy karaktere tjera me…

View On WordPress

Straight Outta Compton (2015) - Recensim

Straight Outta Compton (2015) – Recensim

External image

Hip-Hop për mua nis dhe mbaron tek Eminem. Gjithçka që di për këtë zhanër të muzikës përfshin botën e tij, dhe emrat që përmend, sa për të mirë e për të keq nëpër këngët e tij. Njëri nga emrat që ka përmendur më së shumti Eminem ka qenë Dr. Dre. Dre është njëri nga karakteret kryesore, dhe njëkohësisht më të mira në filmin ‘Straight Outta Compton’. Ice Cube dhe Eazy-A janë dy karaktere tjera me…

View On WordPress