bjonde

Tashme cdo gje qe shihte, nuhaste apo prekte i kujtonte ate, dukej sikur ajo ishte kudo, ne mendjen, zemren dhe shqisat e tij. Kishte ndodhur pa e kuptuar madje as ai vete nuk e dinte se si dikush qe kishte qene e panjohur kishte mundur te depertinte aq thelle ne mendjen e tij. E kishte pushtuar te gjithe qenien e tij, e kishte humbur arsyen, ishte kthyer ne nje romantik qe nuk e kishte shokun, gjithcka tani e shihte me nje sy tjeter, me sy te verbuar, fiks si nje i verber qe sheh vetem erresire por erresira e tij ishte ajo. Kishte filluar te shkonte me qejf ne shkolle sepse e dinte qe atje do shihte ate, madje shko te dhe para orarit pasi i pelqente ta ndiqte me sy tek vinte mes turmes se nxenesve, shihte menyren e te ecurit me nxitim sepse ishte bere vone, menyren sesi floket bjonde valeviteshin tek ecte, sesi canta e saj perplasej mbi ane te kofshes nga nxitimi, dhe priste qe ajo te hynte ne klase te drejtohej per nga banka e tyre dhe ai e priste me nje buzeqeshje duke i thene miremengjes. Aty i shihte syte e zinj qe shkelqenin plot drite, veshtronte me kujdes cdo tipar te fytyres se saj pa e humbur toruan, i shihte thonjte e lyer me kujdes… Eh sa e sa gjera te tjera kish per ti thene, sa e kishte menduar gjate dites se djeshme apo qe e kishte pare dhe ne enderr api qe i kish thurur nje poezi, por kjo skish per te ndodhur, ndoshta asnjehere. Ajo ishte bekimi dhe mallkimi i tij, ajo i ‘mesoi’ se cfare ishte dashuria por gjithashtu i mesoi edhe dhimbjen. Dhimbje ishte te dije se ajo qe ndjeje nuk do te kthehej kurre mbrapsht, kur ajo i thoshte se sot do takohej me te dashurin, kur ajo kalonte momente jo te mira dhe ai e ngushellonte se gjithcka ishte mire duke ditur se i dashuri i saj e tradhetonte sa e sa here, sa here kish uruar ndarjen e tyre dhe me pas kish urryer veten qe do te mund ta shihte ate te shkaterruar. E dinte te gjithe kete por nuk i interesonte, nje shprese e kote, e vdekur i kalonte ne mendje dhe cdo pjese e tij kapej fort pas asaj shprese absurde te pakuptimte. Megjithate i adhuronte ato 5-6 ore mesim qe kalonte prane saj, momentet kur e bente per te qeshur, ah sa e donte buzeqeshjen e saj, dukej sikur ajo qeshte dhe atij i zgjatej jeta. I donte momentet kur perpiqej te flirtonte dhe trupi i tij fillonte te dridhej me shpresen se e njejta gje do ti ndodhte dhe asaj por kete sdo ta dinte kurre. Ishte i verbuar pas saj pa kurrefare arsye dhe kjo e bente te vertete, sepse smund te kishte arsye per gjendjen e tij, asnje vajze tjeter nuk i fliste, i krahasonte te gjitha me te, ishte ajo tashme dielli i tij dhe ai rrotullohej rreth saj duke u afruar gjithnje e me shume. Por dielli djeg nese i afrohesh se tepermi. Mendonte se do e mbante pergjithmone brenda ti ate cka ndjente por ishte kthyer ne nje barre shume te rende per tu mbajtur, tashme nuk mund te shtirej me dhe pse e dinte qe kjo mund te shkaterronte gjithcka… E kishte vendosur, do ti hapte zemren, donte te shpetonte njehere e mire nga ajo barre qe kishte kohe qe e mbante brenda tij. Nuk kerkonte asgje prej saj, e dinte qe nuk mund ta kishte pavaresisht deshires dhe dhimbjes qe i shkaktonte, po fillonte te mendonte qe ishte gabimi i tij qe kishte filluar te ndjente per te… Dhe keshtu ndodhi. Nje dite vere u rrefye tek ajo si nje mekatar qe rrefen mekatet e tij, a thua te ishte mekat te ndjente dicka per nje njeri tjeter. Asgje nuk ishte me njesoj qe pas asaj dite, zenka te kota i perfshinin cdo dite, pavaresisht se nuk kerkoi gje prej saj egoja e tij e dashuruar kerkonte shume me shume dhe kjo shkaktonte reagime te semura… Pas 3 vitesh u ndeshen ne rruge, ishin te dy te shtangur kjo dukej qarte ne fytyrat e tyre, ecen afer njeri tjetrit por nuk i folen, ishin te huaj tashme njesoj sic ishin pa u njohur ne ate banke shkolle krejt rastesisht…