@krahu

Pranë meje rrinte Vera,e zverdhur,e drobitur nga pagjumësia.Papritur ajo më zuri nga krahu,u mbështet tek unë dhe fshehu sytë e përlotur mbi supin tim.I tërë trupi i dridhej.Mua m'u mjegullua pamja.Qëndrova si statujë,pa mundur të shqiptoja qoftë dhe një fjalë.Vera vazhdoi të dëneste,ngrohtësia e trupit të saj kaloi tek unë dhe ndjeva se përmes atij ngashërimi të dëshpëruar ajo sikur kërkonte të çlirohej jo vetëm nga dhimbja e Fredit.Ajo qante dhe mua më dukej se sot varroste edhe diçka tjetër.Ajo s'më mbante mëri. S'di sa zgjati ky takim i fundit,që i ngjante një përqafimi lamtumire.Vera u shkëput nga unë ashtu siç ishte mbështetur,papritur,si një hije që po largohej përgjithmonë…
—  Ne të tre - Fatos Kongoli.