“Sometimes not telling people anything is a good thing.” - Jason Myers, Exit Here
A jom hala andrra jote e preferume?
“Tell me, why is it the sun always looks most beautiful the moment before it is gone?” - Beau Taplin • L a s t L i g h t via
via @afadthatlastsforever
Dhe asnjëherë mos ndalo së kërkuari për të rrugëve të qytetit. Nëse nuk ta shohin sytë, do ta shoh zemra, nëse ta sheh zemra e ke pranë.
Sa herë shkelja me dy këmbë aty ku kishim shkelur me katër, të kapur përdore, kërkoja për të. Kërkoja pas xhamit të çdo autobusi në stacion, kërkoja në çdo dritare nëpër rrugica.
Por rastësia është mbret i botës. Atëherë kur ti nga lodhja, ecën pa kërkuar gjë, thjesht për një moment ke ndaluar së kërkuari, atëherë shfaqen syt që aq shumë po i kërkoje. Dhe aty ndalon, sekondat ulin ritmin. Ti përpëlit sytë, dhe papritur kupton se po buzëqeshnit tek ecnit në drejtim të njëri tjetrit.
Po sa momente të kalojnë në filmin e mendjes, kur ti në një trotuar në rrugicat e qytetit, po përqafon dashurinë e largët. Dhe ja ku je sërish tek vendi i quajtur parajsa në tokë, aty ku kishe muaj pa shkelur, dhe pikërisht tani, gjithësia të ka vënë në krahët e tij sërish. Sa shumë na kishte marre malli...sa shumë! Injoruam prezencën e shokëve tanë dhe u përqafuam përmallueshëm.
Kishte veshur të njëjtën bluzë që kishte herën e fundit. Më puthi me po të njëjtën ëmbëlsi, dhe më shikonte me të njëjtin shkëlqim sysh. Ata sy të jeshiltë ku humbja gjithmonë, dhe ku humba sërish.
Sa i gjatë u duk ai moment kur realisht ishin vetëm 2 minuta. Sa shumë më lutej zemra ta zgjasja atë çast, dhe sa i mpirë ishte truri im për të folur edhe 2 sekonda më shumë.
-Shihemi vërdallë! -më tha.
-Shihemi! - i thashë.
Dhe su pamë më...
--Tiranë më 9 Maj 2019
E dinim që ishte takimi ynë i fundit, pavarësisht se i kishim premtuar njëri tjetrit që do të shiheshim sërish. Nuk po flisnim, thjesht po shtrëngonim fort dorën e njëri tjetrit. Kur autobusi ndaloi, unë duhej të zbrisja. E putha siç bëja gjithmonë kur na duhej te ndaheshim, por kësaj here “do shihemi së shpejti” nuk mund të thuhej. Më tërhoqi pas vetes dhe më përqafoi fort, e me një zë që më dridhej i thash “Të dua”. Duart tona u shkëputën sapo hodha hapat e para. Më pushtoi një ndjesi tmerri, një frikë e papërshkrueshme, një ankth që më ndalonte frymën… U rrotullova në mënyrë që ta ndiqja me sy nga xhami derisa të largohej. Autobusi mbylli derën. Shikonim njëri tjetrin nëpërmjet atij xhami. Sytë tanë flisnin sa një oqean në ato momente. Ngriti dorën dhe e vendosi mbi xham, pa e shkëputur shikimin. Autobusi u nis dhe e ndoqa me sy derisa mori kthesën. Vetëm pas 5 minutash, kuptova që dhe unë kisha ngritur dorën gjithashtu. Isha e hutuar. Mblodha ngadalë gishtat, dhe e tërhoqa dorën pas vetes duke e mbledhur grusht, sikur doja të mbaja aty imazhin më të bukur të jetës sime.
– Tiranë më 7 Gusht 2018


