zojne

Ata po plaken . Trikat e jetës po mi vrasin prindërit, hutuar e shikoj receptin e ilaqeve t'Babit, a thua çfare i ka ndodhur këtij njeriu, ofshan, thot se e mbajn gjallë pasojat e hatrit ! . E analizoj atë nënëloke që e quaj Nënë, ajo po mbytet n'rrudha nga dita në ditë, kur dhimbjet e mundojn bëhet idare me gajret, lutet t'mos vdes, veç ta sheh një nip ku nusja e rrit. . Ju dridhet zëri kur s'munden me na plotësu çdo dëshirë, belbëzojn, s'flasin kurre per anët e errëta t'jetës, ata janë ushtarët e përbetuar, shërbetor te hekurt, si robota t'përsosur duke i dhënë kuptim t'vërtetës. . Koha ik…përpjekjet e tyre zbehen vazhdimisht, e shoh që gjumin gjumë se bëjn sikur dje, i shoqëron një tollovi e madhe n'kllapa, nga dita në ditë edhe zemra ngadalë ju rreh !