Njihuni me ‘Tarzanin’ e Kosovës që synon librin Guinness

(…)

Si i vogël e kishte idol Tarzanin dhe nuk e kishte problem edhe ta imitonte. Kërcimi nga pema në pemë për të ishte përditshmëri, ani pse shpesh është qortuar nga familjarët. 
Ai tregon se si i ri punoi në perëndim në bartjen me duar të paketimeve të mbushura me pemë, pesha e të cilave sipas tij shkonte deri në 150kg.

“Nga kilogramët e shumtë çizmet më sharronin në baltë deri mbi zogun e këmbës”, thotë Ramizi. 

Përveç aftësive të mbinatyrshme ai është edhe një agronom autodidakt, bashkëvendësit ndihen të lumtur që e kanë Ramizin. Thonë se ai është mjeshtri e doktori i bahçeve dhe vreshtave të tyre. Aftësitë në agronomi i ka dëshmuar edhe në pemët e oborrit të tij. Trupi i dardhës në oborrin e Ramizit, rrit disa lloje dardhe.

Duke qenë i zënë me prerjen e drunjtëve, atij i bëjnë përshtypje edhe format e veçanta të vizatimeve të cilat natyra i ka paraqitur në brendësi të trupit të drurit. Ai ka gjetur një fytyrë njeriu, hartën e Kosovës, yllin e detit të portretizuar në dru.

Qeni i tij quhet Messi, kjo ngasë pëlqen lojën me top dhe ka një kontroll të mirë të topit. Ramizi gjatë interpretimit në fyell e bën qenin e tij edhe të këndoj. (…)

Text
Photo
Quote
Link
Chat
Audio
Video