fetare

Agus mise anseo, ag procrastinatáil, tá rann eile sa dtéacs céanna atá chomh greannmhar. Chaith fear ‘cint gá trí druim drúith an laoich, agus nuair a thosnaigh fiach ag ithe ionathair an drúith, dúirt an laoch:

A Mic Glais
Timthais t’inathar inniut
Cid ná fetar-su náire
athaig oc gáire immut

A Mhic Glais
bailigh do chuid ionathar isteach ionat
cén fáth nach bhfuil náire ionatsa?
tá aithigh ag gáire fút

Shpjegimi i Selefizmit nga Shejkhul-Albani

Autor: Shejkh Muhamed Nasirud-Din el-Albani (rahimehullah)
Burimi: Shkëputur nga revistael-Esale, çështja n. 9


Pyetje: Pse të përdorim emrin Selefij? A është kjo një thirrje për t’u anëtarësuar në ndonjë parti, grup apo medh’heb? Apo ai është një sekt i ri në Islam?

Përgjigje nga Shejkhul-Albani: Në të vërtetë, fjala Selef është mjaft e njohur në gjuhën Arabe dhe poashtu në terminologjinë Fetare. Por ajo që na intereson tani është shtjellimi i saj në këndvështrimin fetar. Kështu, është transmetuar saktësisht se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) gjatë sëmundjes nga e cila vdiq, i ka thanë Fatimes (radij-Allahu ‘anha):

“… kije frikë Allahun dhe bëj durim. Dhe unë jam Selefi më i mirë për ty.” [1]

Për më tepër, dijetarët e kanë përdorur fjalën Selef shumë herë, sa që zor se mund të numërohet. Neve na mjafton një shembull, që është fjala që kanë përdorur ata në luftën e tyre kundër bidateve:

“Çdo e mirë gjendet në ndjekjen e Selefëve (të Parëve),
kurse çdo e keqe gjendet në bidatet e Khalefëve (të Mëvonshmëve).”

Megjithatë, janë disa që pretendojnë se kanë dije, të cilët e mohojnë këtë cilësim kinse nuk paska bazë për të! Dhe ata thonë: “Nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë jam Selefij”. Pra, është njësoj sikur ai po thotë se nuk i lejohet Muslimanit që të thotë, “Unë ndjek të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih) në Akijden, ibadetin dhe metodologjinë që kanë qenë ata! Nuk ka dyshim se një refuzim i tillë - nëse ata kanë për qëllim këtë - kjo do të thotë në mënyrë të pashmangshme se ai po e distancon veten e tij nga Islami i saktë në të cilin kanë qenë të Parët e Mirë, në krye të të cilëve qëndronte Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sikurse tregohet në hadithin muteuatir që gjendet tek dy Sahihët dhe në librat e tjerë, se ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:

Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.

Kështu që nuk i lejohet Muslimanit që ta distancojë veten e tij nga cilësimi me të Parët e Mirë, ndërsa nëse ai do të distancohej nga çdo cilësim tjetër, dijetarët nuk do të mund ta cilësonin atë me kufër apo me ndonjë gjynah.

Kurse ai që e mohon këtë emër për veten e tij, a nuk keni për ta parë atë që cilësohet me një nga këto medh’hebet?! Qoftë ky medh’heb që ka të bëjë me Akijden ose me Fik’hun? Kështu, ai ose është Esh’ari ose është Maturidi. Ose ndoshta ai është prej Ehlul-Hadithit, ose Hanefi, ose Shafi’i, ose Maliki ose Hanbeli ose çfarëdoqoftë tjetër që hyn në titullin e “Ehlus-Sunneh uel-Xhema’ah” (Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit). Por pavarsisht kësaj, ai që cilësohet me medh’hebin Esh’ari apo me një nga katër medh’hebet (e fik’hut), ai në fakt cilësohet me individë që nuk janë të pagabueshëm - padyshim - megjithëse mes tyre ka patur dijetarë që kanë qenë të saktë (në fetvatë e tyre). Do të doja të dija përse ai nuk i refuzon të tilla cilësime me individë që nuk janë të pagabueshëm?

Ndërsa ai që e cilëson veten e tij me të Parët e Mirë (es-Selefus-Salih), atëherë me të vërtetë ai e cilëson veten e tij me pagabueshmërinë (‘ismeh) në kuptimin e përgjithshëm të fjalës. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka përmendur se një nga shenjat e Grupit të Shpëtuar (el-Firkatun-Naxhi’e) është se ata kapen fort pas rrugës së të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe rrugës së Shokëve të tij. Dhe kushdo që kapet fort pas rrugës së tyre, atëherë nuk ka dyshim se ai është në udhëzimin e Zotit të tij.

Dhe përveç kësaj,ai është një cilësim që i sjell nder atij që cilësohet me të dhe ia bën të lehtë atij rrugën e Grupit të Shpëtuar. Dhe kjo nuk zbatohet tek asnjë prej atyre që cilësohen me diçka tjetër, ngase ata nuk mund të shpëtojnë dot nga dy gjëra. Ose ai është cilësim me një individ të caktuar që nuk është i pagabueshëm, ose është cilësim me një grup njerëzish që ndjekin menhexhin (metodologjinë) e këtij individi që nuk është i pagabueshëm. Pra, nga të dyja anët nuk ka pagabueshmëri (në cilësimet e tyre). Por ndryshe nga këto është pagabueshmëria (në tërësi) e Shokëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe kjo është ajo që ne jemi urdhëruar që të kapemi fort, pra është Suneti i tij dhe Suneti i Sahabëve mbas tij.

Dhe ne duhet të këmbëngulim dhe të theksojmë fuqishëm se kuptimi i Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të jetë në përputhje me menhexhin (metodologjinë) e Sahabëve të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), në mënyrë që ne të jemi tek e pagabueshmja, që të mos anojmë djathtas apo majtas, ose që të mos devijojmë me ndonjë kuptim që buron vetëm nga vetet tona, për të cilin nuk gjen argument as në Librin e Allahut dhe as në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Për më tepër, përse është e pamjaftueshme për ne që të cilësohemi (vetëm) me Kur'anin dhe Sunetin? Arsyeja kthehet tek dy çështje: çështja e parë ka të bëjë metekstet fetare, kurse çështja e dytë ka të bëjë me ekzistencën e grupeve të shumta Islamike.

Për sa i përket arsyes së parë, ne gjejmë në tekstet fetare një urdhër për t’iu bindur diçkaje tjetër që lidhet me Kur'anin dhe Sunetin, siç gjendet në thënien e Allahut:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الأمْرِ مِنْكُمْ

O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe atyre që janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj.” [en-Nisa, 59]

Pra, nëse do të ishte dikush që udhëheq, të cilit Muslimanët i kishin dhënë besën, atëherë do të ishte obligim për ta që t’i bindeshin atij ashtu siç do të ishte obligim që t’u bindeshin Kur'anit dhe Sunetit. Edhe nëse ai apo ata që janë me të bëjnë gjynahe, prapëseprapë do të jetë obligim që t’i bindesh atij me qëllim që të largosh dëmin e mospajtimit në mendime. Por kjo duke qenë në përputhje me kushtin e mirënjohur: “Nuk ka bindje ndaj krijesës duke mos iu bindur Krijuesit.” [2]

Dhe Allahu i Lartësuar thotë:

وَمَنْ يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِنْ بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءَتْ مَصِيرًا (١١٥)

Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që i erdhi udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër veç rrugës së Besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën të cilën e ka zgjedhur dhe do ta hedhim në Xhehenem – e sa përfundim i keq.” [en-Nisa, 115]

Vërtet, Allahu ‘Azze ue Xhel është i pastër dhe larg nga çdo e e metë apo mangësi. Dhe nuk ka asnjë hije dyshimi se fakti që Ai përmend këtu “Rrugën e Besimtarëve” është vetëm për një urtësi dhe dobi të jashtëzakonshme e gjithëpërfshirëse. Pra, aty tregohet një obligim i rëndësishëm: se ndjekja që i bëjmë Librit të Allahut dhe Sunetit të të Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) duhet të jetë në përputhje me rrugën që ndoqën Muslimanët e parë. Dhe ata janë Shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), pastaj ata që erdhën pas tyre, pastaj ata që erdhën pas tyre. Dhe këtu thërret dhe fton Da’ueti Selefij. Dhe pikërisht ky është prioriteti kryesor në hedhjen e themeleve të Da’uetit dhe Menhexhit të Selefij në proçesin e edukimit.

Me të vërtetë, Da’ueti Selefij në realitet e bashkon Umetin, ndërsa çdo thirrje tjetër shkakton vetëm ndarjen e Umetit. Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَكُونُوا مَعَ الصَّادِقِينَ (١١٩)

O ju që besoni! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” [et-Teube, 119]

Kështu që, kushdo që bën dallim midis Kur'anit dhe Sunetit nga njëra anë dhe Selefus-Salih nga ana tjetër, atëherë ai nuk mund të jetë kurrë i sinqertë.

Kurse për sa i përket arsyes së dytë: grupet dhe partitë e sotme nuk i kthehen aspak ndjekjes së “Rrugës së Besimtarëve” që është përmendur në ajet. Janë edhe disa hadithe që e konfirmojnë dhe e mbështesin më tej ajetin, siç është hadithi i shtatëdhjetë e tri sekteve. Të gjitha ato do të jenë në zjarr përveç njërit. I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përshkroi ata si: “Ai (grup) që ndjek rrugën ku jam unë dhe shokët e mi sot.” [3]

Ky hadith i ngjan ajetit ku përmenet “Rruga e Besimtarëve”. Gjithashtu, është edhe hadithi i el-‘Irbad Ibn Sarije (radij-Allahu ‘anhu), ku ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mbahuni fort pas Sunetit tim dhe Sunetit të Khalifëve të udhëzuar mbas meje.” [4] Kështu që, paskemi dy Sunete: Suneti i të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Suneti i Khalifëve të drejtë.

Prandaj, nuk ka dyshim se ne - të cilët kemi ardhur më mbas - duhet të kthehemi tek Kur'ani, Suneti dhe “Rruga e Besimtarëve”. Dhe neve nuk na lejohet që të themi: Ne mund ta kuptojmë Kur'anin dhe Sunetin vetë, pa u kthyer në rrugën në të cilën kanë qenë Selefus-Salih (të Parët e Mirë).” Dhe duhet të ketë një cilësim në këtë kohë që të bëjë dallimin dhe të jetë i detajuar. Prandaj, nuk mjafton që ne të themi vetëm, “Unë jam Musliman!” ose “Medh’hebi im është Islami!” sepse çdo sekt e thotë atë! Rafiditë, Ibaditë, Kadijanitë si dhe mjaft sekte të tjera!! Atëherë çfarë të dallon ty nga ato sekte?

Edhe sikur ti të thoje, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe Sunetit”, kjo poashtu nuk do të mjaftonte, për arsye se anëtarët e këtyre sekteve - të Esh’arive, Maturidive dhe Hizbive - ata që të gjithë pretendojnë se ndjekin këto burime poashtu. Kështu që, nuk ka dyshim se cilësimi i qartë, i dallueshëm dhe vendimtar është që të thuash, “Unë jam Musliman i kapur pas Kur'anit dhe Sunetit dhe pas Menhexhit të Selefus-Salih.” Dhe kjo mund të thuhet më shkurtimisht duke thënë: “Unë jam Selefij.” Dhe në bazë të kësaj, e vërteta e pamohueshme është që nuk mjafton që të mbështetesh tek Kur'ani dhe Suneti pa Menhexhin e Selefëve, sepse ai (Menhexhi Selefij) i shpjegon këto të dyja në kuptim dhe në ide, në dije dhe në vepra, në da’ue dhe në xhihad.

Dhe ne e dimë se ata (Sahabët) Allahu qoftë i kënaqur me ta, nuk kapeshin me fanatizëm pas një medh’hebi specifik apo pas një individi të caktuar. Nuk kishte mes tyre ndonjë që të ishte Bekrij (ndjekës i Ebu Bekrit) apo ‘Umerij (ndjekës i ‘Umerit) apo ‘Uthmanij (ndjekës i ‘Uthmanit) apo ‘Aleuij (ndjekës i ‘Aliut). Por, nëse ndonjëri prej tyre e kishte më të lehtë që të pyeste Ebu Bekrin apo ‘Umerin apo Ebu Hurejrën, ai pyeste njërin prej tyre. Kjo për arsye se ata besonin se përkushtimi i plotë e i pakushtëzuar ishte i ndaluar, me përjashtim të një njeriu të vetëm. Dhe me të vërtetë ai ishte i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ai që nuk fliste nga epshet e tij, por vetëm shpallje që i zbriste atij.

Dhe nëse do të uleshim përpara atyre që na kritikojnë - për hir të argumentit - që ne të quhemi vetëm ‘Muslimanë’ pa i cilësuar vetet tona me Selefët, ndonëse ky është një cilësim i nderuar dhe i saktë, atëherë a do hiqnin dorë ata nga emërtimi i veteve të tyre me emrat e partive apo medh’hebeve apo rrugëve të tyre, duke u mbështetur në faktin që ato emra as nuk kanë ardhur në Fe dhe as nuk janë të sakta?

“Dhe ky kundërshtim që kemi mjafton për ne të dy,
dhe secili nxjerr ç’ka përbrenda e ta plas mu në sy.”

Allahu është Ai që të udhëzon në Rrugën e Drejtë. I pastër nga çdo e metë është Ai, prej të Cilit në kërkojmë ndihmë.

Fundnota:
[1] Transmetuar nga Muslimi (n. 2450).
[2] Shiko Silsiletul-Ehadithus-Sahiha, (n. 179).
[3] Shiko Silsiletul-Ehadithus-Sahiha (n. 203 dhe 1492).
[4] Shiko Iruaul-Galijl (n. 2455).

Përktheu Alban Malaj