Donte te dinte per kanunin!

Nje i huaj me pyeti se cfare eshte kanuni, pyeti nese eshte tjeshte kacafytje qe shkaktohet ne momentin qe kercenohet nderi i motres, nese po, atehere me siguri nuk eshte problem aq i madh! Un u pergjigja,

Jo! Me sa di un, Kanuni eshte nje group ligjesh qe jane krijuar ne shekullin e 19 nga Lek Dugagjini. Disa ligje ku pa dyshin kan qen te dobishme dhe efikase ne ate kohe. Keto ligje kan sherbyer me se miri ne ate kohe, dhe padyshin krijuesi, Lek Dugagjin, duhet te kete qe shume i mencur. Per fat te keq, nuk kam njohuri te detajuar reth rregullave qe perben “Kanunin”.
Ama me sa di un, ky ligj i vjeter eshte ringjadhur ne vitet 1990. Sigurisht, jam i bindur qe nuk eshte ringjadhur i teri; ama “rregulli” me i dukeshem dhe - per mendimin tim - qe bie ne kundershtim me parimet e shekullit 21, eshte ia i gjakmarrjes:
Pas nje konflikti ku rezulton ne viktima, familja e viktimes ka te drete qe te marr hak duke vrar nje mashkull nga fisi i vrasesit - nuk ka rendesi nese eshte vrasesi apo jo. Sipas Kanunit, femrat dhe femijet e vegjel nuk kercenohen. Si pasoj, femrave ju ngelen tegjitha punet qe normalisht do duhej te behen nga burrat. 
Nese kjo nuk mjafton, rregullat e keti ligji nuk zbatohen sic duhet, si pasoj ka pasur vrasje te femijeve dhe te femerave ne disa raste per hir te marrjes se gjaku - per hir te kanunit.

Ai me degjoj, dhe pastaj, nder te tjerash me tha:

Un mendoj qe menyra me e mire per ta luftuar kete mentalitet ekstremist eshte duke edukuar te rinjte. Duke ju treguar atyre boten perpara se gjysherit dhe prinderit te kene mundesin qe ti infektojne me kete mentalitet te prapa mbetur. 

Biseda ishte me e gjere. Nuk e kuptoj se perse u ndjeva shume mire me maturin dhe siriozitetin qe ku i huaj tregoj per nje teme kaq te prapambetur, nje teme qe vete ne shqipetaret mundohemi ta mbuloj, nuk mundohemi ta rregudhojm; me pak fjale bejme sikur nuk egziston.

Per fat te keq mu desh ti jap pergjigje: 

Jam plotesisht dakort. Per fat te keq ka disa vite qe dhe un kam humbur shpresen qe kjo gjenerate (prinderit e femijve) mund ta ndryshojne situate. Nderkohe ndaj te njejten mendim qe edukimi mund te shpetoj gjeneraten e re qe te distancohet nga kjo plag qe ose vret ose ngujon njerez te pa fajshem. 

Ama problemi eshte shume me i madh. Para disa muajsh degjova qe ne shkollat e Tiranes nxenesit jan pa libra, dhe ju duhet qe te fotokopjojne flet nga nje liber qe mund te kete mesuesja. 
Ne disa zona te tjera, femijet deturohen te ecin mbi njegjysem ore, te kalojne lumej pa ura qe te shkojne ne shkolle, nderkohe, ne disa nga keto zona shkoll quet nje repart ushtarak, ose shtepi private.
Nese kjo nuk mjafton, un personalisht, qe nuk jetoj ne shqiperi prej shume vitesh, njoh nje mesuese qe nuk duhej te ishte mesuese, ne realitet jam i bindur qe duhet te kete dhe meshume mesuese te pa afta qe ju japin mesim femijve. Prinderve duket sikur sju behet vone nese femijet e tyre mesojne apo jo, aq me teper nese mesuesja eshte e afte apo jo.

Si pasoj, dhe perse ndaj te njejtin mendim, nuk e shoh edukimin shqipetare te jete mjeti qe do e ndaj gjeneraten e re nga semundja kanunore!

Pastaj debati i largua ngadal ne djetim tjeter. 

** Nomalishte ky mik i huaj e dinte qe nuk po flisja per tegjith shqiperin, per tegjitha shkollat, per tegjitha mesueset apo per tegjith prinderit!

Shkollimi tradicional

Duke pasur para sysh qe ne shqiperi nuk do kisha shanse qe te shkoja ne universitet, un e kisha planifikuar qe do shkoj ne universitet qe ne momentin qe u stabilizuam ne Angli. 

Mund ta them me plot goj qe universiteti nuk rezultoj aq madheshtor sa e kisha menduar. 

Ne fund te semesterit te par ne universitet. Fillova te lexoja reth sistemit arsimor. Doja te kuptoja se cfare mungonte. Pasi universiteti (nga ana arsimore) nuk me jepte ate ndjejen qe akti i mesimit duhej te japi. Nje lloj adrenaline qe isha i gatshem qe ta perjetoja ne seminaret universitar, por qe nuk e perjetova ne tre vitet universitare. Biles me eshte dukur cudi qe ate adrenaline qe kerkoja ne bankat e universitetit, e merja vetem ne momentet kur studjoja me shoket ose vetem - pasi metoda qe une perdorja ishte ne nje rritem me te shpejte. Ne fakt, mua nuk me pejqente universiteti pikerishte sepse mendoja qe rritmi ishte teper i ngadalet. Pra nuk ishte pa aftesia ime, pro thjeshte metoda e perdorur ne universitet dhe ne sistemet arsimore ne tersi, nuk perputhej me “idealet” e mia rreth “mesimit”. 

Qe ne fillim, doja qe tu diplomohesha thjeshte per ta marr ate “cope leter” mbas mbarimit te tre viteve universitare, dhe pastaj, si shumica, ta perdorja ate cope leter per te ushqyer egon personale. Por vetem ne kohen e studimeve para universitare (kolegj), fillova te bia ne dashuri me “mesimin”, me filozofin e dituris, nese mund ta quajm keshtu. Ku akti i marrjes te asaj “cope leter” nuk ishte me elementi kryesor. Por mesimi filloj te jete akt me vete, dhe shume shpejte u be objektivi im i pare. Perseri mendoja qe universiteti do me ushqente urin per dituri.

Sic e permenda me siper, mbasi universiteti nuk ishte me mister, por tani me isha pjese i tij dhe sapo mbarova semestrin e pare, fillova te lexoje rreth opinioneve qe njerezit kane per universitetin. 

Tegjitha meterjalet qe kam lezuar, pak a shume shprehin te njejten gje: qe sistemi arsimor ka nevoj per tu revolucionuar. Te rindertohet nga e para. Jo thjeshte evulim i sistemit arsimore, pasi - sipas shkrimeve - sistemi aktual eshte krijuar ne shekullin 17 dhe qe ate here, ky sistem qendron ne kembe mbi te njejtat principe. Nderkohe, jete ne tegjitha disiplinat e tjera, ka ndyshuar rrejesisht krahasuar me shekullin 17. Pra sa do te revolucionohet sistemi aktual, nuk e ka kapacitetin apo fleksibilitetin per te na sherbyer denjesish. Pasi tanime, arsimi kerkohet nga tegjith, ndersa arsimi aktual ofron nje metode mesim-dhenje qe logjikisht nuk perputhet me dinamiken njerezore. 

Normalisht qe ky revolucion nuk do te ndodh se shpejti, sidomos ne Shqiperi. Por ne si popull duhet ta shikojme diplomimin me nje sy me realist dhe me me seriozitet. Pasi momentalisht. Duket sikur diplomimi eshte nje trend, ku njerezit duket sikur diplomohen kot se kot. 

Nje nga shembujt me te shemtuara eshte kur degjoj kengetar(e) qe diplomohen ne disiplina si “shkenca politike” dhe ne anen tjeter thojne qe kendimi ishte “jeta” e tyre. Lind pyetja, a do ishte me mire te diplomoheshin ne nje dege artistike? 

Ne fund te cdo gjeje, mendoj qe “diploma” duhet par si nje nevoj personale, dhe jo si nje pasaport absolute. Qe do te thote, nese do te behesh kamarier, nuk te duhet gje diploma. Edhe nese do te behesh bisnesmen, mendoj qe do ishte me produktive te punosh qe pastaj nese has ne bariera ku diplomimi do i thyente ato; atehere diplomohu. Ne kete menyr, do hyje ne universitet me nje objective personal. 

Nese do e dija se cfare ishte universiteti, per para qe ta filloja, personalisht, nuk do kish shkuar ne universitet pa fituar pak experience ne fushen time; dhe, ku i dihet, ndoshta do e kisha kuptuar qe ne fund te fundit, nuk do kisha pasur nevoj per diplomim; vetem nese do me ishte kerkuar nga puna. 

Kuptohet, per fat te keq ne Shqiperi, nuk e kemi luksin per te marr experience profesionale per ta kuptuar nese diplomimi eshte i nevojshem. Por te pakten, mos te jemi te gatshem qe te humbasim 3+ vite ne universitet, shjeshte sepse diplomimi eshte trendi.

Ne fund te fundit, nese deshironi thjeshte te jeni pjese e “trendit”, atehere thjeshte fotokopjoni diplomen e shokut tuaj. Ose merjani diplomen vetem per nje xhiro haha.

Edukimi për të qën i lirë

Nëse një parti politike Shqiptare do më pyeste se ç’farë duhet të bënte ajo për Shqipërinë. Unë pa hezitim do sugjeroja qe te punonte ne ndërtimin e një sistemi te ri për shkollat.

Do doja qe shkollat ne te gjithë Shqipërinë te jepnin te njëjtën nivel mësimi. Ku mësuesit mos të jen me injorant së sa prindërit, që momentalisht, shumica janë. Që këta mësues të punojnë më të njëjtën profesionalizëm si në mal ashtu dhe në fushë.

Edukimi moral dhe kulturor i fëmijëve te jetë bazamenti i arsimit (pasi çdo injorant në bote, nëse ka durim mund te mësoj teori deri sa të bëhet “intelektual”).

Të ketë të paktën një lëndë ku fëmijët mësojnë për të drejtat e njeriut në Shqipëri (pasi s’janë dhe s’do jen për shumë kohë si ato të Evropës). Që fëmijët tanë ta mësoj një herë e mirë se ç’farë rroli kanë ato në shoqërinë Shqiptare, dhe ku është apo nëse ka ndo një kufi liria e tyre; dhe ç’farë mund të bëjnë nëse s’janë të kënaqur me të drejtat që kanë.

Pra momentalisht, na shitet një demokraci ideale, që të gjithë (edhe sot) thajnë që Shqipëria është vend demokratik - ku të gjithë i kanë të drejtat e barabarta - por ndër kohë,  vetëm disa janë të lirë, ndërsa të tjerët thjesht i luten zotit që të mbi jetojnë.

Por kam përshtypjen që as një parti politike s’do ta bëj një gjë të tillë. Pasi, injoranca popullore është gjaku që i mbanë këta njerëz në pushtet. Pasi nëse populli shqiptarë do ishte i ushtruar mirë, nëse ia me të vërtetë dëshiron drejtësi dhe dëshiron që të ndalonte këta plagë, që herët a vonë do ti preku të gjithë, atëherë, plumbat e Berishës, Nanons, Metës apo Ramës, s’do mund ta ndalonte popullin që ta marr atë që kërkon. Pra populli ka nevojë që të arsimohet në një mënyrë që të mësoj se ç’farë të drejtash ka, për ç’farë të drejtash të aspiroj dhe si ti fitoj ato të drejta që i mohohen.

Nuk është e mjaftueshme që të kërkojnë Ramën ne pushtet kur Berisha na vret, apo ana-sjell-tas. Por duhet që populli të jetë i vendosur dhe me Ç’DO kush të gjej drejtësi për ato pa drejtësi që person.

A shkohet ne shkolla fetare për arsyeje jo fetare

Disa ditë më par kontaktova me tezen time. Nder të tjerave me thotë që vajza e saj shkon në një shkollë fetare. U habita pasi as një pjesëtar i familjes nuk janë fetar dhe normalisht pyetja që behet ishte, pse?

Tezja me informoj qe nga natyra (fetare) shkolla ne fjalë ka shumë disiplinë, ku vajzave ju duhet te kenë shami në koke dhe si rezultat s’ju lejohet qe të merren me djem (ne shkollë). Duhet theksuar ama që në momentin që vajza kthehet në shtëpi, jeton një jetë mëse “moderne” - dhe që është 10 vjeç.

Pra arsyeja e vetme që prindërit e kësaj vajze kanë zgjedhur një shkollë fetare, është thjesht që ta kenë vajzën të sigurt. Pasi sipas tyre të ritë Shqiptar (me theksim meshkujt) janë të “përdalë”.

Nuk është e vështirë që ta kuptojmë që ky fenomen - që nuk e di se sa është i përhapur - është i gabuar në ç’do nivel.

Nga ana shoqërore, një familje që s’mund të gjej siguri nga shkollat publike, që pa marrë par sysh nivelin e mësimi, do duhet te ketë disiplinë, qe fëmijët të jenë të sigurt në kohën e mësimit; dhe që këta fëmijë të mësojn vlerat morale dhe edukative.

Nga ana fetare, si ka mundësi që një shkollë fetare pranon fëmijë kur është e dukshme që nuk janë aty për fenë, ne momentin që kanë një jetë komplete të ndryshme në familje. A do duhej që këto shkolla fetare të ishin më te informuara për familjen e nxënësit?

Nga ana politike. Këtë rregull dhe disiplinë qe familja kërkon për fëmijën e tyre, a është një nga siguritë qe qeveria do duhet te ofroj ne shkollat publike?

Text
Photo
Quote
Link
Chat
Audio
Video